Një peshkarexhë është mbytur ditën e sotme në gjirin e Gramës në Karaburun. Peshkarexha “Sirena Blu” e Himarës e cila kishte në bordin e saj 3 persona, lëshoi sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.
Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit fatmirësisht janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.
Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.