Një 59-vjeçar mësohet se është mbytur në plazhin e Velipojës këtë paradite. Ai është shtetas i Kosovës me inicialet H.H, ndërsa nuk ka informacion ende mbi rrethanat e ngjarjes.
Ky është personi i dytë që mbytet brenda pak minutave pas dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, që u mbytën në plazhin e Spillesë.