Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Vazhdojmë deri në rrëzimin e Ramës

2019/04/03 at 1:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vite burg

Ora 13:00 – Nga selia e Partisë Demokratike, nënkryetari Edi Paloka njoftoi mbylljen e protestës së sotme që u drejtua kryesisht nga studentët. Ajo zgjati rreth tre orë, ndërsa Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm për shkak të takimeve në Gjermani.


“Dua t’ju përshëndes për forcën dhe kurajën, edhe në emrin e Lulzim Bashës. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët, ata ishin në ballë, ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve në radhë të parë, ta ndërtojmë për fëmijët tanë këtu ku jetojmë”, u shpreh ai.

Paloka tha se vala e protestave nuk do të ndalojë deri në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Do të jemi në protestë deri sa ai të shporret, të jeni të sigurt që dita kur të largohet është e afërt. Atë cinik që merr administratën si cirk shëtitës, nga Librazhdi në Vlorë për t’u tallur, do ta shihni si do të marrë vrapin”, tha Paloka.

Në fund, nënkryetari demokrat pati edhe një mesazh për deputetët e opozitës që kanë zëvë vendet në Parlament, duke i quajtur “surrogat” dhe “bashibozukë”.

“Mund të mbledhë surrogat në Parlament, mund t’i vërë emrin deputetë, mund të bëjë edhe palaçollëqe, ajo është vetëm skena e shfaqjes së fundit të bashkëpunimit të krimit dhe bashibozukë që hiqen si deputetë të opozitës”, ka thënë Edi Paloka nga selia e Partisë Demokratike.

Ora 12:20-Opozita e zhvendos protestën nga Parlamenti te Kryeministria. Bashkë me protestuesit, drejt Kryeministrisë janë zhvendosur edhe forcat e shumta të policisë që ishin të vendosur te Parlamenti. Ndërkohë, disa deputetë dolën jashtë salle pas largimit të protestuesve.

Ora 12:00- Protestuesit i vënë flakën “piramides së Rilindjes, sic e cilëson opozita, në krye të së cilës qëndron Edi Rama.

Ora 11:45- Sherr në mesin e protestuesve, konfliktohen fizikisht disa persona. Nga ana tjetër, me megafon policia bën thirrje: “mos dhunoni efektivët”. Dyshohet se protestuesit janë përplasur fizikisht me një polic të infiltruar.

Ora 11:30-Apeli i Policisë së Shtetit: Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim te punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë. Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kane mbuluar fytyrën me shall e maska ose te zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit

Ora 11:15- Tensionohet situata përpara Kuvendit. Disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e parë të policisë.

Ora 9:40- Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja. Nga vendngjarja raportohet se policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në zonën përreth Parlamentit, ku pak më vonë do të mbahet edhe seanca plenare. Ndërkohë, në Kuvend pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj nga radhët e opozitës.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/368425863766075/

 

***Opozita proteston sot përpara Parlamentit, në kohën kur do të zhvillohet edhe seanca plenare. Bëhet me dije se Lulzim Basha do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit. Ai është nisur ditën e djeshme për në Gjermani, ku në axhendë ka takime me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Kjo e sotmja është protesta e tetë në numër. Dy të tilla janë zhvilluar përpara Kryeministrisë ndërsa pesë përpara Kuvendit. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do t’i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit./Opinion.al

Etiketa: protestues


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Kërcënime dhe presione te Vllaznia, ekipi ndërpret stërvitjen

Kërcënime dhe presione te Vllaznia, ekipi ndërpret stërvitjen

Zbulohen detaje nga veshja e Jonida Maliqit në Eurovision

Zbulohen detaje nga veshja e Jonida Maliqit në Eurovision

Dënohet me 20 vjet burg ‘Tony Montana’ shqiptar në Britani

Dënohet me 20 vjet burg 'Tony Montana' shqiptar në Britani
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}