Kryesore

Mbyllet procesi zgjedhor në Kolonjë dhe Dimal, kush janë kryetarët e degëve të PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 23/04/22 |
Opi Nion

Është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD në degët Kolonjë dhe Dimal.

Pas përfundimit të procesit të numërimit ka rezultuar se për degën Kolonjë është shpallur fitues Viktor Duro. Mësohet se Duro është shpallur fitues me 61% të votave.

Ndërsa në Dimal, pas përfundimit të procesit të numërimit kryetar dege është shpallur Bujar Dhembo, me 127 vota.

Kujtojmë se më herët u mbyll numërimi edhe në Poliçan, ku fituesi u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave./Opinion.al

Pas