Është mbyllur përfundimisht paraburgimi në Sarandë. Sipas “neës 24” në orët e para të mëngjesit të sotëm, është bërë transferimi i personave të vendosur në paraburgim drejt burgut të Fierit.
Mësohet se një pjesë e punonjësve të paraburgimit të Sarandës kanë pranuar transferimin, ku disa prej tyre u vendosën në Fier, ndërsa pjesa tjetër në disa institucione të tjera të ekzekutimit të veprave penale.
Ndërkohë që institucioni në Sarandë do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.
Familjarëve të personave që ndodhet në paraburgim por edhe avokatëve apo prokurorëve do t’u duhet që për shërbimet në funksion të punës së tyre të shkojnë deri në Fier.
Por edhe personat e paraburgosur t’i sjellin në Sarandë për seancat gjyqësore.