Kronikë

Lihen në burg 11 të arrestuarit për serën e kanabisit në Berat, mes tyre nënë e bijë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 13/11/22 |
Opi Nion

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 personat të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Stuhia” ku u sekuestrua kanabis që kultivoheshin dhe përpunoheshin në 8 dynym sera me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit. Mes të arrestuarve janë edhe dy gra, nënë e bijë.

11 të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe trafik lëndësh narkotike.

Në prangat e policisë kanë rënë, Hamdi Dyli, pronari i parcelës, Endriol Gjeka, Blerim Gjeka, Samuel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Policia bëri me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë.

Po ashtu nën hetim janë vënë edhe gratë që paketonin produktin. Ato vinin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

Pas