Kryesore

Mbyllet me rezultatin 0-2 ndeshja Shqipëri-Angli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 28/03/21 |
Opi Nion

Anglia ka arritur të dalë me 3 pika përballë Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Tiranëm e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Dy golat e anglezëve janë shënuar nga Harry Kane në minutën e 38-të dhe më pas nga Mount në minutën 63. Kuq e zinjtë kishin humbur më herët një mundësi nga Uzuni, i cili ndonëse i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat pa mundur të shënojë.

Me këtë rezultat Anglia qëndron në vendin e parë të grupit me 6 pikë, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë./Opinion.al

Pas