Aktualitet

Dita e parë e vaksinimit masiv, kryhen 11.478 vaksinime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 28/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje publike ka bërë të ditur se dita e parë e vaksinimit masiv është mbyllur me 11,478 vaksinime të kryera, në të gjithë vendin.

Në të gjithë procesin e zhvilluar, në bazë të listave është kryer një proces i rregullt i vaksinimit. Në të gjithë shqipërinë ka vijuar vaksnimi në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e caktuara. Sot jo vetëm e arritën tragetin që kishim vendosur prej 10 mijë vaksinimesh, por e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11 478. Nga dita e parë e vaksinimit kemi kryer mbi 78 mijë vaksinime. Kjo falë përpjekjes së madhe që është bërë për të siguruar vaksina”, tha ajo.

Manastirliu tha se të gjithë qytetarët që janë në fashën e moshës së vaksinimit duhet të mbajnë kontakt me mjekun e familjes, ndërsa shtoi se po punohet me një plan kombëtar vaksinimi.

“Do të vijojmë të intensifikojmë vaksinimin me këtë kategori në ditët e ardhshme”, tha Manastirliu./Opinion.al

Pas