Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e kryesisë, ku në fokur të takimit do të jetë përmirësimi i strukturave të kësaj partie në të gjitha degët e vendit, dhe në veçanti dega e Shkodrës.
Mësohet se në këtë takim do të diskutohet për një riorganizim të thellë të PS në Shkodër. Po ashtu, pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Rama do të mendojë dhe për emrat të cilët do e zëvendësojnë atë.
Sipas burimeve, në mbledhjen e kryesisë do të propozohen katër emra të cilët do të zëvendësojnë Pjetrin, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare./ Opinion.al E.Xh.