Kryesore

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Drejtorët do të japin dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 28/08/19 |
Opi Nion

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia ka folur në lidhje me vendimet marra ditën e sotme në mbledhjen e PS.

Kadia është shprehur për mediat se të gjithë drejtorët aktual rajonal do të shkarkohen. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës theksoi se në poste publike do të vendosen njerëz të njohur të këtij qyteti.

Gjatë fjalës së saj, Kadia tha se gjatë procesit të riorganizimit do të kenë prioritet femrat, të cilat me shumë gjasa do të marrin dhe drejtimin e drejtorive në Shkodër.

Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakande do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia./ Opinion.al E.Xh.

Pas