Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike, pas vendimit të një dite më parë, që njoftoi dështimin e marrëveshjes brenda partisë.
Sikurse bëjnë me dije burime për Opinion. al nga 34 anëtarë, kanë qenë të pranishëm vetëm trembëdhjetë.
Bie në sy mungesa e deputetevë të njohur si mbështetës të zotit Alibeaj mes të cilëve Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Flutura Açka dhe Dhurata Çupi.
Ndërsa bëhet me dije se deputetja Ina Zhupa mbështet tashmë grupin e zotit Berisha.
Anëtarët e Kryesisë që nuk ishin prezënt në këtë mbledhje janë:
- Agron Gjekmarkaj
- Jorida Tabaku
- Arta Sakja
- Flutura Açka
- Jemin Gjana
- Flamur Hoxha
- Orjela Nebiaj
- Gentian Gaba
- Ina Zhupa
- Dhurata Çupi
- Ervin Salianji
- Helidon Bushati
- Xhelal Mziu
- Tomorr Alizoti