Aktualitet

Xhaka për gruan e dhunuar: Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave   



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 02/11/22 |
el ida

Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë  ku një grua u dhunua në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

“A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndjerë keq si kurrë më parë. Këta monstra nuk përfaqësojnë vendin tonë”, shkruan ndër të tjera Xhaka.

Ai shfaqet i prekur nga ky gjest, ndërsa kujton djalin e ndjerë të së moshuarës, i cili u  vra në luftën e Kosovës.

Gruaja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës.

Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe ministrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin”, shkruan Xhaka./Opinion.al

 

     

Pas