Rajoni

Video/ E moshuara e dhunuar në Kosovë lë azilin, vajza e përcjell për tek makina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 02/11/22 |
Opi Nion

Pas publikimit të skandalit, ku punonjëset e një azili në Pejë dhunuan një të moshuar, familjarët e kësaj të fundit kanë kërkuar daljen e saj nga kjo qendër.

Sikurse shfaqet dhe në videon e publikuar më poshtë, e moshuara ka lënë qendrën e azilit ku dhe u dhunua nga një punonjëse e këtij institucioni.

Në video shfaqen dy vajza të cilat mes puthjeve e shoqërojnë për tek makina të moshuarën. Sipas mediave kosovare njëra prej vajzave që e shoqëron është e bija.

Ndërkohë, kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, ndërsa janë arrestuar dy punonjëset të këtij institucioni./Opinion.al

Pas