Kryesore

Mbledhja e grupit, Basha: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 27/09/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar se do të ngrihen 3 komisione hetimore.

Në fjalën e tij mësohet të ketë thënë se komisionet hetimore që pritet të ngrihen do të jenë për masakrën zgjedhore, çështjen Becchetti dhe për inceneratorët.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.   

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.”– ka listuar Basha.

Ndër të tjera Basha u është drejtuar deputetëve mbi situatën ekonomike në vend, teksa e ka cilësuar atë të rëndë.

Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare. “- ka thënë Basha./Opinion.al

Pas