Aktualitet

Mbizotëron bluja, pamje nga stadiumi, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 11/12/21 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga stadiumi “ Air Albania”, aty ku nga momenti në moment pritet të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Sikurse duket në foto në qendër të fushës së stadiumit është vendosur podiumi, i cili është bërë gati ndërsa shihet se mbizotëron ngjyra blu , ajo që simbolizon edhe Partinë Demokratike.

Në këtë skenë do mund të flasin figura politike që ndër vite kanë mbajtur pozicione të larta në qeveri si dhe detyra shtetërore, fjalime këto që do të kulmojnë me atë të ish-Kryeministrit Berisha.

Ky forum pritet që të marrë sot disa vendime të rëndësishme, që siç është paralajmëruar pritet shkarkimi i Bashës dhe votimet e disa ndryshimeve në statutin e partisë.

Ndërkohë mësohet se verifikimi i delegatëve të kuvendit do të bëhet përmes letërnjoftimeve që kanë një barkod, ku përmes një pajisjeje me lazer do të tregohet prezenca e secilit anëtar dhe pozicioni përkatës.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për parandalimin e çdo incidenti, duke vendosur që dje mjete të FNSH dhe autobote me ujë para “Air Albania” dhe selisë së PD-së./Opinion.al

 

Pas