Kronikë

Mbi 100 kg kanabis çokollatë, tre të arrestuar


               Publikuar në : 18:40 - 16/04/19 |
geliano fataj

Tre të arrestuar dhe mbi 100 kg kanabis çokollatë. Ky është bilanci i një operacioni të koduar “Çokollata”, nga policia e Tiranës. Sipas policisë tre të arrestuarit në kushtet e flagrancës prej kohësh mbaheshin nën vëzhgim, ndërsa ndërhyrja u zhvillua në rrugën “Pavarësia”.

Të arrestuar janë:

E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë
M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë
I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë

Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.

Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate. Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G. Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg”, njofton policia./Opinion.al

Pas