Aktualitet

Mbërrijnë vizitorët e parë në Shëngjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 01/05/21 |
Opi Nion

Rritja e temperaturave ka sjellë vizitorët e parë në Shëngjin këtë fundjavë. Janë kryesisht të ardhur nga Kosova dhe zona të tjera të vendit që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e ngrohta në bregdet.

“Është një plazh shumë i mirë, kjo është një farmaci që nuk ka skadim. Të gjitha të mirat i ka. Zakonisht i adhuroj pushimet bregdetare dhe vij këtu. Është i qetë. Deti i pastër deri diku. Rërë ka goxha”, shprehen disa pushues.

Qytetarët janë të kënaqur me kushtet, por kërkojnë më shumë pastërti.

“Higjena duhet të jetë shembullore, por do ta kalojmë edhe këtë”

Kjo situatë favorizon bizneset pranë bregdetit.

“Vijnë për fundjavën. Të shtunë të dielë ne punojmë, kurse ditë jave jo aq”

Operatorët turistikë thonë se po marrin të gjitha masat për sezonin veror.

“Jemi në fillimet e sezonit, po bëjmë përgatitjet paraprake dhe të shohim”

Bizneset shpresojnë që këtë verë të kenë më shumë të ardhura nisur nga situata më e qëndrueshme e pandemisë dhe ecuria me ritme të larta e procesit të vaksinimit në vend./ Klan News

Pas