Aktualitet

Mbërrijnë 16,380 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 05/07/21 |
Opi Nion

16,380 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Dozat e vaksinës janë pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total 1,120,070 vaksina anticovid. Dozat e vaksinave u pritën në Aeroportin “Nënë Tereza” nga ambasadori i Be, Luigi Soreca dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sot ministria njoftoi se janë regjistruar 2 raste të reja, ndërsa prej ditësh në vendin tonë nuk janë konfirmuar viktima nga COVID-19./Opinion.al

Pas