Aktualitet

Mbërrijnë 14,040 doza të vaksinës Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 24/05/21 |
Opi Nion

14,040 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja shkruan se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 847 mijë doza vaksine, teksa thotë se të tjera vaksina do të vijnë në javët e ardhshme.

Postimi i Manastirliut

Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid./Opinion.al

Pas