Kryesore

Maturantët japin provimin e dytë, opozita vë në pikëpyetje procesin


               Publikuar në : 12:30 - 12/06/19 |
el ida

Rreth 36 mijë maturantë kanë  dhënë ditën e sotme provimin e dytë të maturës, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ashtu siç ndodhi dhe në provimin e parë, procesi që zgjati 90 minuta është monitoruar nga efektivët e policisë për të shmangur incidentet e mundshme.

Por pavarsisht masave të marra ecuria e provimit u vu ne pikëpyetje nga opozita. Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi publikoi në facebook tezën e provimit, që sipas tij ishte dërguar nga nxënësit pak pas nisjes së provimit. Boçi tha se ky ishte një krim shtetëror që duhet dënuar, teksa shtoi se ishte shpërfillje dhe shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama e pabesia e qeverisë i bën maturantëve.

Provimi i radhës, ai i lëndës së matematikës do të zhvillohet pas 5 ditësh me datë 17 qershor/Opinion.al

Pas