InstaBIZ

Dua Lipa revoltohet me komentuesit: Jeni jashtë kontrollit!


               Publikuar në : 12:34 - 12/06/19 |
xhu lia

Përveç komenteve pozitive dhe dashamirëse nga ndjekësit duket se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa përballet edhe me komente që nuk i pëlqejnë.

Kur ajo publikon foto nga fëmijëria e saj  shumë nga komentuesit shprehen se Dua përdor fotoshop për të bërë që buzët e saj të duken më të trasha.

Duket se Dua nuk i ka pëlqyer këto komente dhe për këtë arsye ka publikuar në rrjete sociale një sërë fotosh nga fëmijëria e saj ku ka shkruar:

Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”,-përfundon Dua.

Pak kohë më parë ajo dhe i dashuri i saj Isaac i dhanë fund lidhjes së tyre, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është shprehur për diçka të tillë./Opinion.al/

j1 j2 j4 j5
<
>

 

 

Pas