Aktualitet

Mashtrimi me vizat kanadeze,  Luli Makashi rrezikon sekuestron e pasurive 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:30 - 02/05/16 |
b.f

 

Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë ndaj Luli Makashit e dyshuar si e përfshirë në mashtrimin me vizat kanadeze prokuroria po verifikon llogaritë e saj bankare. Një shkresë i është dërguar bankave të nivelit të dytë për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm.

Burime nga grupi hetimor thonë për “Klan TV” se nëse 52-­vjeçarja nuk arrin t’i justifikojë paratë që ka në llogaritë e saj ato do të sekuestrohen. Në sitën e grupit hetimor do të kalojnë edhe llogaritë e familjarëve të saj të afërt. Gjithashtu informacion do të kërkohet edhe nga hipotekat për të parë pasuritë e paluajtshme të familjes Makashi.

Hetuesit thonë se ka kanë dyshime se, një pjesë e pasurisë të jetë vendosur nga mashtrimi që Luli Makashi u ka bërë shtetasve të ndryshëm, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash në këmbim të një vize.

Në skemën e mashtrimit me vizat të shoqërisë Ande – LM janë përfshirë dhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë me Makashin. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për shoqërimin e një djali dhe një vajze, rreth 25­vjeç, që sipas dëshmive të të dëmtuarve, punonin me 52 ­vjeçaren.

Skema e mashtrimit ishte e shtrirë dhe në vende si Danimarka, Norvegjia, Malta, si dhe kontrata punësimi 2­ vjeçare në Dubai.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas