Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë

2024/01/28 at 5:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tashmë kanë shkaktuar mjaft dëme në ekonominë dhe imazhin e vendit.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për Zërin e Amerikës se afër 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian.

“Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara të implemetohen si projekte kapitale që kishin me shku drejtpërdrejt në të mirë të zhvillimit ekonomik por edhe të ngritjes së një mirëqenie sociale për qytetarët e Kosovës. E dyta është pamundësia e Kosovës ose moslejimit të Kosovës që të përfitojë prej fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian siç ishte fondi për digjitalizim ku të gjitha e vendet e rajonit morën pjesë kurse Kosova u përjashtua për shkak të masave të cilat i ka në fuqi”, tha zoti Rafuna.

Zoti Rafuna thotë se përveç dëmeve ekonomike, masat ndëshkuese kanë transmetuar një mesazh jo të mirë te investitorët e huaj.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se vazhdimi i mëtejshëm i masave do të ndikojë në perceptimin e vendeve tjera për Kosovën.

“Mundet me u konsideru që pala jokonstruktive dhe e pabindur në këtë proces është Kosova edhe jo shumë vendeve normale ju vendosen masa nga BE-ja që na fut edhe neve në një grup me vende të cilat kanë bërë shkelje të mëdha ose kanë pasur qasje shumë joevropiane”, tha zonja Loxha Stublla.

Masat ndëshkuese pasuan dërgimin e kryetarëve të komunave veriore në zyrat e tyre me forca policore, mes protestave të grupeve të qytearëve serbë që bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar uljen e tensioneve në veri të vendit përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, në mënyrë që të pezullohen masat.

Që nga ajo kohë, qeveria thënë se ka ulur numrin e zyrtarëve policor në afërsi të ndërtesave komunale, ka hartuar një dokument që i mundëson përmes një peticioni shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në veri e që kundërshtohen nga serbët.

Udhëheqësit e Kosovës po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të hiqen masat ndëshkuese meqë siç thuhet janë përmbushur kërkesat evropiane, ndërsa po kërkojnë që rruga e integrimeve evropiane të mos kushtëzohet me dialogun me Serbinë.

“Është një qëndrim i vendosur që masat të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja duhet të jetë që procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës në Bashkimi Evropian në mënyrë që ne si vend të përqendrohemi në avancimin e aspiratës për integrim”, tha zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëri i Amerikës i kërkoi zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano një koment për kërkesat e Prishtinës, por deri në përgatitjen e këtj materiali nuk mori përgjigje. Në një deklaratë me herët gjatë këtij muaji zoti Stano tha se zyrtarët evropianë po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje.

“Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t’i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shtensionuar situarën, për të trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe t’i heqë ato”, tha zëdhënësi Stano.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se Kosova tashmë ka dëshmuar se po i trajton me seriozitet kërkesat evropiane.

“Për ne është shumë e rëndësishme që heqja e masave të ndodh para se të fillojë procesi zgjedhor në Bashkimin Evropian sepse ndryshe do të rrezikonim që të mbetën masat në fuqi deri sa të përfundojë procesi dhe gjithashtu e tregon një lloj përmirësimi të qasjes së Bashkimi Evropian në qoftë se ndërmerr hapa pozitiv në këtë drejtim dhe tregon se është duke i trajtu palët në një qasje më të barabartë ose të balancuar”, tha zonja Loxha Stublla.

Zoti Rafuna thotë ndërkaq se autoritetet në Kosovë duhet të punojnë ngushtë me autoritete evropiane për heqjen e masave ndëshkuese.

“Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë për institucionet qendrore këtë rast për qeverinë e Kosovës por edhe parlamentin si mbikëqyrës i qeverisë që sa më shpejt t’i plotësojnë kushtet që të hiqen këto masa sepse nuk i meriton Kosova që t’i ketë. Janë masa që ndikojnë në ngritje të zhvillimit ekonomik dhe në ngritje të mirëqenies sociale që në fund të fundit janë qytetarët e Kosovës që i vërejnë pasojat e këtyre masave”, tha zoti Rafuna.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./ VOA



Ju sugjerojmë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Para
Vrasja pa autor e 17-vjeçarit në ‘97, nëna: Pas një viti e gjetëm në varreza, e njohëm nga flokët

Vrasja pa autor e 17-vjeçarit në ‘97, nëna: Pas një viti e gjetëm në varreza, e njohëm nga flokët

Sulm me dron në Jordani/  Vriten tre ushtarë amerikanë, plagosen 25 të tjerë

Sulm me dron në Jordani/ Vriten tre ushtarë amerikanë, plagosen 25 të tjerë

VIDEO/ Dhunë në futbollin anglez, sherr mes tifozëve në ndeshjen e FA Cup

VIDEO/ Dhunë në futbollin anglez, sherr mes tifozëve në ndeshjen e FA Cup
















TE FUNDIT

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}