Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja pa autor e 17-vjeçarit në ‘97, nëna: Pas një viti e gjetëm në varreza, e njohëm nga flokët

2024/01/28 at 6:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja pa autor e 17-vjeçarit në ‘97, nëna: Pas një viti e gjetëm në varreza, e njohëm nga flokët

Në moshën 21-vjeçare Ana ishte divorcuar dhe rriste e vetme dy fëmijët e saj. Në një moment të papritur, rigjen dashurinë me Mehmetin, djalin që shëtiste me autobus në kohën e tij të lirë. Ai vendosi që pavarësisht vështirësive, kundërshtimit të familjes e gjithçkaje tjetër, të martohej me Anën.


Pas 7 vitesh martesë, Ana sjell në jetë një djalë dhe nisin problemet e saj shëndetësore. Ajo rendit një mori operacionesh të vështira, por tragjedia e vërtetë ndodhi në vitin e trazirave, 1997. Me lot në sy, Ana rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vrasjen pa autor të djalit të saj 17-vjeçar dhe kërkimet e pareshtura për trupin e tij.

Ana: Hoqa mitrën se kisha mish të huaj dhe para se të hiqja mitrën i thotë doktori burrit që “do heqim mitrën ne, por gruaja nuk do bëjë më fëmijë”. Ai tha “s’ka problem, unë kam tre, nuk kam nevojë për fëmijë”. Kaluan vitet, unë më shumë kam ndenjur nëpër spitale dhe ai e di ç’ka hequr me mua, i ka numëruar pllakat e spitalit në daç në Tiranë, në daç në Fier, kudo sepse pas heqjes së mitrës bëra operacion legenin që vura protezë, pas asaj hoqa tëmthin, pas asaj kam bërë operacion plastik këtu në Tiranë. Këto vuajtjet e spitalit i harruam. Në moshën 17-vjeçare djali im vritet. Në ’97-ën djali im është vrarë.

Ardit Gjebrea: Ishte ai viti i tmerrshëm.

Ana: Ishte gjendje e jashtëzakonshme. S’kishte as ligj, as shtet, as polici, asgjë, s’kishte asgjë atëherë. Se kush e vrau nuk e dimë,  thoshin “shoqëria”, po se kush e vrau e pse ishte ngatërruar, edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se ashtu ishte atëherë, vriteshe kot për një fjalë goje. Një vit nuk e dinim se ku ishte. Na gënjenin, na thoshin “e pamë po ikte në Itali, e pamë këtu, e pamë atje” dhe këto fjalë i nxirrnin ata që kishin bërë vrasjen që ne të çorientoheshim, mos të kërkonim dhe mos të thoshim që “kush e vrau?” Megjithatë besim s’kishim që ishte gjallë por burri bridhte nëpër morgë ku dilnin që thoshin “është një person i paidentifikuar”, aty edhe në Sarandë ka vajtur i shkreti, ka parë njerëz të vdekur që mos ishte djali.

Më në fund, shkon te varrezat e Fierit dhe u thotë atyre… “më falni, ka mundësi të më ndihmoni”, u thotë ai, “jo në radhë të parë do ju pyes keni ndonjë person të paidentifikuar këtu në varreza?” I thonë ata “po, kemi një djalë. Do më ndihmoni që ta hapim e ta shikoj sepse mua më ka vdekur një djalë, por unë nuk po e gjej,  nuk di a është i gjallë, a është i vdekur, nuk di ku është”. Një vit ne ishim kështu në ankth, është gjallë, është vdekur, të paktën thoshim “ta gjej të vdekur që ku të vete ta qaj”. Pas një viti, pasi shkon e hap varrin dhe e shikon, ai kishte një shenjë se atë i thashë edhe unë kur erdhi, mos nuk ka qenë djali, “jo” tha, “pse nuk e njoh djalin unë?” Ai këtu mbrapa te floku kishte një pjesë të flokut të bardhë fare, si thinja dhe aty e kishte njohur. “E pashë”, më tha, “sa e hapa e pashë që ishte Florenci. Mbaje veten” tha, “nuk dua të qash do lajmërojmë njerëzit dhe t’i bëjmë ceremoninë se kur u vra nuk ia bëmë dot”./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Para
Sulm me dron në Jordani/  Vriten tre ushtarë amerikanë, plagosen 25 të tjerë

Sulm me dron në Jordani/ Vriten tre ushtarë amerikanë, plagosen 25 të tjerë

VIDEO/ Dhunë në futbollin anglez, sherr mes tifozëve në ndeshjen e FA Cup

VIDEO/ Dhunë në futbollin anglez, sherr mes tifozëve në ndeshjen e FA Cup

Vajzat dhe babai në konflikt: I dhashë prokurë djalit, më  mashtroi duke shitur tokën!

Vajzat dhe babai në konflikt: I dhashë prokurë djalit, më mashtroi duke shitur tokën!
















TE FUNDIT

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}