Aktualitet

Masat kundër Covid-19, gjobiten 6 subjekte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 19/06/20 |
Opi Nion

Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur 6 subjekte të cilat nuk kishin marrë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga inspektimi në terren janë marrë 2 masa administrative në qarkun e Tiranës, 3 masa administrative në qarkun Durrës dhe 1 masë administrative në Fier.

Ky inspektorat ka realizuar 1820 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, në markete, bar kafe, furra buke, klinika dentare, parukeri.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe prej Marsit, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative./ Opinion.al

Pas