Aktualitet

Masat anti-Covid, 2511 persona të gjobitur gjatë fundjavës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 08/03/21 |
Opi Nion

Autoritetet vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë fundjavës janë gjobitur 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 304 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Po gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 19 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

 

Pas