Kronikë

Masakroi për vdekje shqiptaren, rrëfehet autori, motivi që e çoi drejt vrasjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 27/05/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë publikuar tre imazhe tronditëse, që tregojnë momentet e vrasjes së 37-vjeçares Brunilda Halla, përpara shkollës së të birit në Itali.

28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e së resë i afrohet e godet me thikë, dhe më pas ia mbath nga vendngjarja.

 

Corriere della sera ka publikuar edhe deklaratën e avokatit, i cili ka treguar se çfarë ka rrëfyer klienti i tij.

“Në një marrje të gjatë në pyetje ai pretendoi se e kishte kryer veprën penale si një gjest rebelimi ndaj shoqërisë së Vittorias që e kishte margjinalizuar atë”, tha avokati.

Sipas avokatit i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh dhe ka qenë viktimë e bullizimit.

“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, është viktimë e bullizmit që ndiqej nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit shëndetësor”, tha avokati Franco Vinciguerra./Opinion.al

Pas