Kryesore

Alibeaj-Berishës: Hedh baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 27/05/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili në konferencën sotme e cilësoi si një sharlatan që i shërben kryeministrit Edi Rama.

Në një status në “Twtter”, ai thotë se nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës teksa akuzon Berishën për pazare të dukshme dhe të fshehta me kryeministrin si dhe mungesë koherence ndër vite në qëndrimet e tij ndaj qeverisë Rama.

“Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi”-shkruan Alibeaj./Opinion.al

Pas