Aktualitet

Komisioni për investimet strategjike, tërhiqet Duka, shtohet Basha dhe Alibeaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 27/05/22 |
Opi Nion

Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar këtë të premte të korrigjuar kërkesën me firmat e  e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka,  bëhet me dije se janë shtuar firmat e deputetëve Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Grupi Parlamentar i PD thekson se qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e këtyre fenomeneve negative.

“Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e këtyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste. Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”, thotë grupi i PD.

Pas