Aktualitet

Masakra në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut i shkruar në armën e autorëve


               Publikuar në : 13:32 - 15/03/19 |
el ida

Dy sulme terroriste kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re, duke shkaktuar 49 viktima dhe dhjetërave të plagosur.

Së fundmi nga mediat e huaja ra në sy se emrat e shkruar në armët e përdorura nga vrasësit, dhe datat e shkruara në to, evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin myslimanët.

Në armët e tyre dalloheshin emrat e personazheve historikë të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht turqve.

Një ndër këta emra dallohet të jetë edhe emri “Skanderbeg”, i cili besohet se i referohet heroit tonë kombëtar, i cili luftoi për vite të tëra kundër pushtimit otoman, duke u cilësuar si një nga figurat historike të qëndresës ndaj tyre./Opinion.al

Pas