-Kulturë

Shkrimtarët që kanë fituar më shumë para në dhjetë vitet e fundit


               Publikuar në : 14:10 - 15/03/19 |
b.f

Duke u nisur nga renditjet vjetore të revistës “Forbes”, portali letrar “LitHub” ka hartuar listën e 25 shkrimtarëve që kanë fituar më shumë para në dhjetë vitet e fundit. Thuajse të gjithë janë amerikanë ose britanike dhe shkruajnë kryesisht romane për fëmijë, triller apo romane sentimantalë.

Në vendin e parë, renditet shkrimtari amerikan James Patterson, i cili së fundi ka shkruar librin “Presidenti është zhdukur” së bashku me Bill Clinton, i botuar edhe në shqip. Prej vitit 1976, kur botoi romanin e parë “Numri i Thomas Berryman”, James Patterson ka publikuar më shumë se 150 tituj me të ardhura që kapin shifrën e 836 milionë dollarëve.

E dyta renditet J.K. Rowling, autoria e sagës “Harry Potter”, me të ardhura në 546 milionë dollarë dhe në vendin e tretë është Stephen King me 259 milionë dollarë. Daniel Steel dhe John Grisham, dy autorë të tjerë të njohur për lexuesit shqiptarë, renditen në vendin e katërt dhe të pestë respektivisht me 231 milionë dollarë dhe 192 milionë dollarë.

Ndër shkrimtarët më të rinj në moshë, pjesë e listës janë edhe John Green dhe Paula Hawkings, që u bë e famshme me romanin “Vajza në tren”. Ndërkohë autori i “Kodi i da Vinçit”, Dan Brown renditet në vendin e 11 me 111 milionë dollarë./Opinion.al

Pas