Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Elbasanit, flet Drejtori i Policisë: Është hakmarrje, ja ku dyshojmë

2016/02/09 at 9:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Elbasanit, flet Drejtori i Policisë: Është hakmarrje, ja ku dyshojmë

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë të Elbsanit, ku u vranë 3 persona. Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, ai tha se pista ku po hetohet është hakmarrja, konfliktet e vjetra të familjes Çapja.


Pjesë nga Intervista e Haki Çakos në Ora News

Çako: Për shkak të identifikimit të subjekteve, por edhe të dëmtuarve që mbartin në vetëvete një konflik të vjetër me ngjarje të rënda dhe me pasoja të rënda, versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes. Gjithësesi për nevojë të hetimit rezervoj të jap informacion më të detajuar. Policia ka indesifikuar punën dhe që besoj se shumë shpejt do të konkludojmë.

A ka ndonjë pistë të re të hetimit?

Çako: Versionet janë të ngritura dhe përputhen me nevojën e investigimit të cdo subjekti, por pse jo edhe me shumë elementë lidhen ngushtësisht me konsipracionin që nese do të japim elementë që identifikojnë mekanizmin..

Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?

Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por pjesërisht ato janë pjesë e hetimit që mbeten për tu vlerësuar.

A është filmuar ngjarja?

Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo është çështje që rezervohet

A kanë qenë të veshur me uniforma police?

Çako: Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë të veshur me rroba policie. Autorët kanë qenë të veshur me rroba në formën e kamuflazhit. Është përdorur shpesh në shumë ngjarje se autorët përdorin uniforma policie. Për të qenë korrekt me ligjin, uniformë policie quhet ajo uniformë e cila ka simbolet, stemat, gradat që identifikojnë një punonjës policie. Në të gjitha dyqanet ose ambiente të ndryshume gjen të gjitha llojet e uniformave duke filluar nga ato të kamuflazhit që shpesh herë përdorin gjahtarët apo rroba sportive që lënë idenë që janë uniforma policia, por kjo nuk është pjesë e kamuflimit ndaj policisë. Cdo autor që zgjedh të kryejë një vepër të rëndë zgjedh, por edhe mundohet ti shmanget kapjes nga policia.

Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë me uniformë policie. Kjo është një legjendë urbane. Më duhet të sqaroj përfundimisht që përdorimi qoftë i uniformave të ngjashme të policisë, ose i shprehjeve shpesh herë është abuzuar me këtë shprehje. Në disa ngjarje është përdorur shprehja e uniformave, por që nga investigimi i bërë nëpërmjet kamerave nuk ka rezultuar e vërtetë. Gjithësesi iniciativa e autorëve të veprave penale është e pavarur nga statura e policisë së shtetit.

A kanë këto vrasje me njëra-tjetrën?

Çako: Nuk është e vërtetë dhe nuk rezulton të jetë i njëjti grup kriminale. Shumë prej ngjarjeve kanë motive të përcaktuar qartazi dhe nuk kanë lidhje me të njëjtin motiv.

A kanë thirrur atentatorët policia para se të bënin krimin?

Çako: Ka disa informacione që lidhen me shprehjen “Policia”, por kjo është e pakonfirmuar dhe thirrja e tyre nuk përkon me të vërtetën.

Ishte e pamundur të arrestoheshin?

Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.

Keni një numër?

Çako: Paraprakisht mendohet se në këtë krim të kenë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.

Është e vërtetë që keni vënë edhe helikopterë në gjurmim të tyre?

Çako: Policia ka vënë në të gjitha mjetet e saj për të identifikuar dhe zbuluar këta autorë.
A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?
Çako: Persona me precedent në Shqipëri ka një numër të konsiderueshmë dhe jo cdo punonjës policie mund të jetë i gatshëm të mbajë nën kobntrollë 24 orë cdo person me precedent. Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, kjo ka qenë e vërtetuar pasi brenda rreth 30 sekondave policia ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.

Për grupin që pësoi dëmtim, a kishit informacion se dicka po përgatitje, dicka do të ndodhte me ta?

Çako: Është një grup i cili ka pasur konflikte të vjetra dhe të herë pas hershme, ka qenë në evidencet e policisë, por sigurisht nëse kishte do të ishte parandaluar.

Keni informacion se vrasësit e Elbasanit janë larguar jashtë?

Çako: Kush e ka këtë informacion është i detyruar ta denoncojë. Unë nuk e di, por kam përshtypjen se është abuzim. Eshte abuziv lajmi që autorët kanë dalë jashtë shtetit.



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
7 gjërat që meshkujt druhen ti kërkojnë në shtrat

7 gjërat që meshkujt druhen ti kërkojnë në shtrat

KOMENT/ Zgjidhja turke e Merkelit

KOMENT/ Zgjidhja turke e Merkelit

Sadna konfirmon: Së shpejti në Shqipëri

Sadna konfirmon: Së shpejti në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}