Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KOMENT/ Zgjidhja turke e Merkelit

2016/02/09 at 10:04 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KOMENT/ Zgjidhja turke e Merkelit

Nga Marcel Fürstenau


Tani, kriza e refugjatëve është madje një rast për NATO-n. Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet t’u presë rrugën bandave të trafikantëve në hapësirën detare mes Greqisë dhe Turqisë. Për këtë ranë dakord kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu të hënën në Ankara. Sa mirë që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të takohen kötö të mërkurë në Bruksel. Ata mund të diskutojnö tani intensivisht për këtë ide të fundit në politikën e refugjatëve.

Pavarësisht prej pyetjes nëse NATO-ja e konsideron apo jo vërtet veten përgjegjëse për këtë, edhe vetë mendimi dëshmon sërish një gjë: që Evropa nuk ka një plan të përbashkët. Dhe kur flasim këtu për Evropën fjala është posaçërisht për Turqinë. Nga fund i vitit 1999 ajo ka statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Megjithatë Merkel dëshiron t’i njohë vendit kryesisht aziatiko-mysliman në rastin më të mirë një “partneritet të privilegjuar”. Për një kohë të gjatë Gjermania vendoste se ç’do të thoshte kjo. Tani kushtet po kthehen pak nga pak në të kundërtën.

Erdogan vendos çmimin – në çdo lloj drejtimi

Nën drejtimin e presidentit autokratik, Tayyip Erdogan, Turqia tashmë plot vetbesim dhe bindje për pushtet po cakton gjithnjë e më shumë çmimin – si politikisht dhe financiarisht. Në të përfshihen premtimet e bëra që në nëntor dhe të miratuara pak ditë më parë për tre miliardë euro për më shumë se dy milionë refugjatët sirianë që janë strehuar në Turqi. Paratë janë urgjentisht të nevojshme për shkak të gjendjes katastrofike të njerëzve. Por ato janë edhe para, me të cilat BE-ja dëshiron të blejë pak liri. Në këtë mënyrë mendohet se mund të parandalohen edhe më shumë refugjatë që të mos vijnë në Evropë.
Kommentarfoto Marcel Fürstenau Hauptstadtstudio

Dhe për shkak se Gjermania mban kështu ose kështu barrën kryesore, ajo ka marrë edhe rolin e kryepaguesit dhe do të paguajnë pjesën më të madhe të faturës. Nëse prej kësaj do të dalë fitimi politik që shpreson kancelarja Merkel, është për të dyshuar. Megjithëse Agjencia kufitare e BE-së Frontex ka kohë që është pajisur më mirë, rrugët shpesh vdekjeprurëse të refugjatëve nëpër Mesdhe dhe Ballkan vazhdojnë të jenë të depërtueshme. Thirrja tani për ndihmë e NATO-n, është një pranim i BE-së, që nuk ia del dot vetëm.

Turqia nuk meriton mbivlerësim politik

Për Merkelin vazhdon parimi i shpresës. Prandaj ajo po dërgon edhe Technische Hilfswerk në Turqi. Ekspertët e rasteve të fatkeqësive nga Gjermania duhet të lehtësojnë gjendjen e sirianëve të ikur nga bombat e regjimit të Asadit dhe të rusëve. Edhe ky vagon mjerimi nuk do të jetë i fundit dhe do ta shtojë më tej presionin ndaj vendit fqinjë Turqisë. Ka shumë mundësi që qeveria në Ankara së shpejti do të kërkojë ndihmë shtesë. Por çdo pagesë e mëtejshme, çdo takim i mëtejshëm me Merkelin do të thotë rritje të statusit politik që ky vend nuk e meriton.

Nga kushtet demokratike të një vendi kandidat të BE-së Turqia është me vite dritë larg. Për këtë vlerësim mjafton shembulli i politikës luftarake ndaj kurdëve dhe liria shumë e rrezikuar e shtypit. Megjithatë politika gjermane e mbyll gojën dhe është dukshëm mjaft e përmbajtur me kritika të qartë ndaj kushteve në vendin partner të NATO-s. Turqia duhet të gëzohet më shumë se kurrë për këtë vlerësim. Vetëm dy javë më parë u zhvilluan konsultimet e para qeveritare mes dy vendeve.

Kursi i saj ndaj Turqisë do t’i vlejë vetëm përkohësisht kancelares

Politika turke ngrohet në diellin e rolit të saj të ri, ndërsa situata për Merkelin po errësohet gjithnjë e më shumë. Nderimet që po i bën ajo në gjendjen e saj fatkeqe një vendi si Turqia, mund t’i sjellin asaj për një periudhë afatshkurtër ndoshta pak liri veprimi të vogël politik. Në perspektivë afatgjatë, kjo nuk do t’i vlejë asaj asgjë. Për shkak se në krizën e refugjatëve Germania është vetëm në fillim. Këtu do të vijnë qindra e mijëra më shumë, që duhen ushqyer dhe integruar. Kundrejt këtyre njerëzve, kancelarja duhet ende disi e besueshme. Kurse sjellja e saj ndaj Turqisë është me të vërtetë pragmatike, por për fat të keq edhe e pandershme.

*Deuche Welle



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Sadna konfirmon: Së shpejti në Shqipëri

Sadna konfirmon: Së shpejti në Shqipëri

Parashikimi: ISIS do të shkatërrohet në vitin 2016 

Shërbimi sekret: 60 xhihadistë të ISIS në Europë, planifikojnë sulme më të mëdha se i Parisit

Xhesika dhe Kallashi bashkojnë forcat, ja projekti i radhës

Xhesika dhe Kallashi bashkojnë forcat, ja projekti i radhës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}