Bota

Martin Shkreli përjashtohet nga industria farmaceutike,gjobitet me 64.6 milionë $


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 15/01/22 |
Opi Nion

Martin Shkrelit i është ndaluar përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike dhe është gjobitur me 64.6 milionë dollarë nga gjykata amerikane.

Vendimi është dhënë të premten pasi Martin Shkreli, sipërmarrësi farmaceutik është akuzuar për rritjen e çmimit të një ilaçi që shpëton jetë.

“The Guardian” shkruan se Shkreli tha se ai kishte “marrë një mësim shumë të mirë” – por kjo nuk e bindi gjyqtarin.

Shkreli ishte shefi ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals, një kompanie që në vitin 2015 rriti çmimin e Daraprim, një ilaç që përdoret për trajtimin e Sidës, me më shumë se 5000%.

Skandali që pasoi arriti të bashkonte Donald Trump dhe rivalen e tij presidenciale të atëhershme, Hillary Clinton, në dënim. Trump e quajti Shkrelin një “djalosh të llastuar” dhe Clinton kritikoi ashpër rritjen e çmimit nga ai.

Gjykatësja e qarkut amerikan Denise Cote në Manhatan vendosi pas një gjyqi ku Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete kishin akuzuar Shkrelin, themeluesin e Vyera Pharmaceuticals, për përdorimin e taktikave të paligjshme për të mbajtur rivalët jashtë tregut.

Në një vendim prej 130 faqesh, Cote fajësoi Shkrelin për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të dizajnuara për të monopolizuar barnat, në mënyrë që ai të mund të përfitonte “mbi kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve, raporton reuters.

Ajo tha se skema e Daraprim ishte “veçanërisht e pashpirt dhe shtrënguese” dhe duhej një ndalim i përjetshëm për shkak të “rrezikut real” se Shkreli mund të bëhej sërish shkelës i rregullave./Opinion.al

Pas