-U tha në Opinion

Marrëveshje me opozitën? Spiropali: E kemi konsumuar të gjithë kohën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 08/10/20 |
el ida

Ministrja dhe deputetja socialiste Elisa Spiropali gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se mazhoranca e ka konsumuar të gjithë kohën e saj për një marrëveshje me opozitën, lidhur me çështjen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

E pyetur nëse mazhoranca do të rishihte ndryshimet në kod në frymën e një kompromisi me opozitën, pas kthimit të tyre në Kuvend nga Presidenti, deputetja Spiropali tha: “Ne i kemi dhënë të gjitha shanset, e kemi konsumuar të gjithë kohën, kemi treguar durim të pafundëm për sa i takon kompromisit edhe me opozitën që zgjodhi të djegë mandatetet. Nuk është hera e parë që Presidenti kthen symbyllurazi ligje dhe kode dhe ndryshime. Presidenti e ka quajtur ilegjitim kuvendin e Shqipërisë që njihet nga partnerët e BE,  nga partnerët amerikanë dhe vazhdon funksionimin normal duke shprehur sovranitetin e popullit. Ajo që nuk po ndodh është që presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”./Opinion.al

Pas