-U tha në Opinion

“Meta me gjuhën e dollive”, Presidenca-Spiropalit: E çmendura mbron Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 08/10/20 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme Presidenti Ilir Meta foli në emsionin “Opinion” për pëplasjet me kryeminsitrin Edi Rama, duke e akuzuar se përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor po tenton të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme.

Pas intervistës së presidentit në emision ka folur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i është kundërgjigjur me ironi presidentit.

“Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku. Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor. Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shëmtuar,”-tha Spiropali.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, cili e cilëson Spiropalin si e “Çmenduar E” që mbron në publik kryeministrin Rama.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E.  E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”,-shkruan Blushi./ Opinion.al

Pas