Kryesore

Marrëveshja e vaksinës, Hysi: Sekret, kush e shkel ka përgjegjësi penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 18/01/21 |
el ida

Ditën e sotme në seancën e parë plenare për vitin 2021 pritet që të ratifikohet edhe marrëveshja për vaksinën anti-Covid, për kushtet e konfidencialitetit.

Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka deklaruar se marrëveshja që do të ratifikohet sot për vaksinën ka kushtet e konfidencialitetit dhe se ato do të njihen me marrëveshjen dhe çdo detaj të saj, por ajo është sekret shtetëror dhe ata nuk kanë të drejtë të japin asnjë informacion

“Marrëveshja që ratifikojmë sot ka kushtet e konfidencialitetit dhe ne sot kemi të drejtë të njihemi me marrëveshjen dhe çdo detaj të saj, por është sekret shtetëror dhe nuk kemi të drejtë të japim asnjë informacion”-tha Hysi për A2CNN.

Ndër të tjera deputetja Hysi tha se deputetët do të njihen ditën e sotme me marrëveshjen e vaksinës, pasi sipas saj nuk mund të votohet qorrazi, ndërkohë që paralajmëroi deputetët se kush shkel kushtet e kësaj marrëveshjeje do të mbajë përgjegjësi penale.

“Ka një procedurë të veçantë për të cilin çdo person që lexon marrëveshjen nënshkruan që nuk do të nxjerrë asnjë informacion dhe kjo nuk do të thotë që ata do të votojnë qorrazi. Varet nga kushtet që janë në marrëveshje, por nëse janë kushte të tilla, ke përgjegjësi penale dhe ligji për sekretin shtetëror e përcakton qartë. Ajo që ka rëndësi për këtë marrëveshje është që ne të japim dritën jeshile, të mos krijojmë barriera dhe të bëhemi të gjithë bashkë. Opozita në një situatë të tillë u vu në pozitë të vështirë se i iku një kalë beteje për fushatë. Para përpjekjeve për të bërë pis çdo gjë në të mirë të shqiptarëve ne duhet të shohim si duhet të kontribuojmë”.- tha Hysi.

Pas