Sociale

Situata e koronavirusit, Stroni: Ka tendencë të rënies së rasteve më Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 18/01/21 |
el ida

“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirus”, ky është lajmi pozitiv që ka dhënë për mediat mjeku Genc Stroni për sa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë për News 24 mjeku Stroni theksoi se për shumë persona të cilët kanë qenë të infektuar më Covid-19, ka ikur rreziku.

Mjeku tha se nëse ke antitrupa, je i mbrojtur, duke shtuar sakaq që agresiveteti i virusit nuk ka rënë.

“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirus. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin.

Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër”, deklaroi mjeku Stroni./ Opinion.al

Pas