Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e Prespës, Opozita maqedonase synon kthimin e emrit “Maqedoni”

2021/11/04 at 6:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja e Prespës, Opozita maqedonase synon kthimin e emrit “Maqedoni”

Fitorja e opozitës maqedonase në zgjedhjet lokale dhe kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka nxitur debate lidhur me të ardhmen e Marrëveshjes së Prespës, pasi drejtuesit e disa asambleve të reja komunale, kanë kthyer në përdorim emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë.


Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit “Maqedoni” në “Maqedoni të Veriut”, ishte arritur më 17 qershor të vitit 2018, me çka dy shtetet zgjidhën kontestin gati 30-vjeçar, që çoi në zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe institucionet tjera ndërkombëtare.
Si këmbim, Shkupi pranoi se maqedonasit e tanishëm nuk kanë asnjë lidhshmëri me maqedonasit antik, e as pretendime territoriale ndaj Greqisë së Veriut, që mban gjithashtu emrin Maqedoni.

Kjo marrëveshje, asnjëherë nuk është pranuar nga opozita maqedonase që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, duke paralajmëruar se në rast se vjen në pushtet do të angazhohet për shfuqizimin e saj.

Por, duke e komentuar veprimin e disa asambleve të reja lokale, që kthyen në përdorim emrin e vjetër të shtetit, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se emri i ri është realitet, të cilin, sipas tij, e imponoi kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se mosrespektimi i këtij emri mund të sjellë pasoja, por sërish premtoi se do të punojë për të përmirësuar, siç tha, “marrëveshjen nënçmuese”.

“Marrëveshja e Prespës është realitet. A na pëlqen neve ky realitet? Sigurisht se nuk na pëlqen. Këtë realitet na e solli Zoran Zaev, por nëse nuk respektohet ky realitet në kuadër të funksionimit administrativ të këtyre institucioneve, atëherë do të kemi probleme me instanca tjera, siç janë gjykata, prokuroria, e kështu me radhë. Se a do të punojmë për të ndryshuar këtë realitet, kur një ditë të kemi mundësi që të këta bëjmë, unë them se po, por për momentin ne të gjithë po veprojmë në bazë të këtij realiteti, që është i dhimbshëm, nënçmues për të gjithë ne që Maqedoninë e vlerësojmë si atdheun tonë”, deklaroi Mickovski.

Veprimi i asambleve të reja komunale ka shkaktuar reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme bën thirrje që të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, seriozisht prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe cenon rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut janë komentuar edhe nga Athina zyrtare.

“Kthimi i retorikës nacionaliste te fqinjët tanë mund të çojë në një ridefinim të pozicionit tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së”, citojnë mediat një deklaratë të zëvendësministrit të Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis.

Ai shprehu shqetësimin për zhvillimet në vend dhe theksoi se zbatimi i duhur i Marrëveshjes së Prespës është një nga parakushtet për kornizën negociuese të Shkupit me BE-në.

Partitë në pushtet thonë se nuk do të lejojnë që opozita të rrezikojë Marrëveshjen e Prespës dhe raportet me Greqinë që mund të çojnë në bllokime të reja.

“LSDM-ja dhe koalicioni nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të rrezikojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na sjellin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe kështu ta kthejnë vendin në të kaluarën e errët të regjimit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së të publikuar të enjten.

Ristevski: Betimi bazuar në emrin e vjetër, i pavlefshëm

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë për Radion Evropa e Lirë, se çdo veprim i kujtdo qoftë që bie ndesh me Kushtetutën, është i dënueshëm, përfshirë edhe veprimet e komunave të caktuara.

“Subjekti juridik, Republika e Maqedonisë, me amendamentet kushtetuese që janë miratuar para dy viteve më nuk ekziston. Tani kemi subjekt të ri juridik, Republika e Maqedonisë së Veriut. Të gjithë këshilltarët që kanë bërë betimin bazuar në emrin e vjetër të shtetit, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen”, thotë profesori Temelko Ristevski.

Sipas tij, çdo vendim që mund të miratojnë komunat me emrin e vjetër të shtetit, do të jetë i pavlefshëm dhe mund të ngrihen procedura para organeve gjyqësore për shkelje të Kushtetutës.

Lidhur me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe Brukseli duke bërë thirrje për zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, por edhe me respektimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare./REL

Etiketa: emrigreqimaqedoni


Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit

“Kushtetuesja” çertifikoi “30 qershorin”, vjen reagimi i parë nga PS

Përgjysmon rrezikun e vdekjes, sa kushton pilula anti-COVID?

Përgjysmon rrezikun e vdekjes, sa kushton pilula anti-COVID?

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve nga Ballkani

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve nga Ballkani
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}