Kronikë

Marrëdhënie seksuale me të mitura në Itali, arrestohet 40-vjeçari nga Shijaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 25/10/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar i dënuar në Itali për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, është arrestuar me qëllim ekstradimin. I arrestuari është  Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:

Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë”, njoftoi policia./Opinion.al

 

Pas