Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Ne nuk presim BE-në, po përgatitemi për të

2021/10/25 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD çon në Kushtetuese çështjen “Becchetti”, kërkojnë komision hetimor

Në një opinion të publikuar në Politico.eu, Kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim lidhur me proceset dhe hapat e integrimit në Bashkimin Europian.


Duke kujtuar edhe një herë samitin e vitit 2003 në Selanik, Rama shprehet se tashmë ne nuk presim BE-në, por po përgatitemi për të. Rama pohon se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. “Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa ngritur indinjatën e atyre që kundërshtojnë pranimin tone”, shkruan ndër të tjera Kryeministri.

Pjesë nga editoriali

18 vite më parë në samitin e vitit 2003 BE-Ballkani Perëndimor në Selanik na u tha se ardhmja e Ballkanit është brenda BE. Be-ja që atëherë ka përsëritur qartë mbështetjen e saj për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi samitet tani mbahen çdo vit, ku përsëriten të njëjtat deklarata.

Në atë kohë kryefjala e BE ishte “zgjerimi”. Tani mbështetja e qartë e Europës është bërë kontigjente dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerim duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë ne nuk jemi thjesht duke pritur BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë një mundësi për njerëzit tanë.

Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Europë. Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin. Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet për anëtarësim. BE-ja mund të jetë e paaftë për të përmbushur premtimet e saj, por Shqipëria është akoma e përkushtuar ndaj idealeve evropiane, dhe ne me shumë mundësi do t’i qëndrojmë besnike parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj i kanë lënë ato prapa.

Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë shpërblimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për të eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme e Bullgarisë.

E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin,  dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.

Por nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa ngritur indinjatën e atyre që kundërshtojnë pranimin tonë.

Për këtë qëllim, BE mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht nëpërmjet planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin janë projektuar tashmë disa projekte. Por duhet bërë më shumë veçanërisht për të siguruar që rajonin në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër të BE-së. Këto tranzicione kërkojnë pjesëmarrje të plotë në ekonomitë evropiane dhe ne rrezikojmë të ngelim prapa.

BE-ja gjithashtu mund të na ndihmojë të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrim në sistemin arsimor të BE-së, në mënyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi më të mira.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë progresin e viteve në rajon. Na duhet të sigurojmë që qytetarët tanë, të mos mbeten të pambrojtur.

Së fundmi, BE mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së, lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në tre vendet tona, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm dhe Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 përqind të PBB-së së secilit prej vendeve tona.

Ne të tre e quajmë këtë përpjekje “Ballkani i Hapur” dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke zotëruar frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që “Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ata vendosin të bashkohen.

Kjo ide shkon përpara në axhendën që është përsëritur që nga Selaniku dhe që formon kriteret e prekshme të Procesit të Berlinit, shpallur në vitin 2014. Ne vazhdojmë të mbështesim dhe marrim pjesë në të dy proceset, por nuk duam të presim derisa të tjerët të thonë se ata janë gati.

Ne duam rezultate – për të bërë reforma dhe që njerëzit tanë të marrin përfitimet. Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike dhe rregullatore të BE-së.

Shpresojmë që BE dhe miqtë tanë të tjerë, në Londër dhe Uashington, të bashkohen me ne dhe të inkurajojnë të tjerët në rajon të ecin përpara gjithashtu. Kështu ndërtojmë mbështetje këtu dhe tregojmë se jemi gati të jemi më afër Evropës.

Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë, jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë. Një qytetar i lindur në 2003 tani është mjaft i rritur për të votuar, për të qenë një anëtar i plotë i komunitetit të tij politik, ndërsa ne jemi ende duke pritur për t’u bashkuar. Gjëja e fundit që duam është që angazhimi ynë 18-vjeçar të shkojë drejt moshës së mesme.

 

Etiketa: berama


Ju sugjerojmë

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

1 Korrik, 2026 8:09 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 1 korrik 2026

1 Korrik, 2026 8:05 am
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Para
Kryeministri polak: Nëse BE fillon “luftën e tretë botërore”, do të mbrohemi

Kryeministri polak: Nëse BE fillon “luftën e tretë botërore”, do të mbrohemi

Basha: Sudja është Rama, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër

Basha publikon të dhënat: Shqipëria e dyta në botë për indeksin e ryshfetit

Plagosja me Kallashnikov, digjet një makinë pranë By-passit

Vrasja në Fier/Policia shoqëron 15 persona, 2 autorët kishin edhe 1 bashkëpunëtor
















TE FUNDIT

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
1 Korrik, 2026

Dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën javën e kaluar kanë shkaktuar një bilanc tragjik njerëzor dhe dëme të mëdha...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 korrik 2026

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
1 Korrik, 2026

Dashi Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të...

Lexo më shumë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}