Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë

2018/08/18 at 8:00 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë

Mbretëresha absolute e ekranit të vogël italian, të cilën publiku e kujton gjithmonë përmes programeve të suksesshme në të cilat ajo ka qenë protagoniste për vite me radhë, një ndër ta është edhe spektakli i talenteve ‘Amici’, i cili vazhdon të jetë ende shumë popullor për publikun. Maria De Filippi ka vendosur të ndajë me fansat e saj sekretet e pathëna më parë për jetën e saj private në një intervistë për revistën DiPiù, në të cilën ajo nuk ka fshehur pothuajse asgjë.


Në fakt, De Filippi foli për punën, karrierën, djalin Gabriele dhe bashkëshortin e saj Maurizio Costanzo. “Unë mendoj se ndihmova të sillja ekuilibrin dhe qetësinë në jetën e Maurizio, ashtu si ai solli ekuilibrin dhe qetësinë tek mua dhe e takova atë në kohën dhe momentin e duhur “.

Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh në gjendje të jetosh plotësisht kur je kaq e zënë me punë: “Kur një njeri ka një karrierë kaq të rëndësishme, puna e largon atë nga familja e tij”. Pra, De Filippi kujton: “Kur e takova, ai ishte dikush që nuk bënte pushime, nuk kishte festa, Krishtlindje: kishte vetëm punë, pranova të respektoja dëshirën e tij për të punuar. Në fakt, fillova të punoja sepse ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar me të”.

Sidoqoftë, Maria nuk u dorëzua plotësisht: “Gjatë viteve arrita t’i mësoja që edhe ai mund të bënte pushime: hera e parë në det, pas nuk e di se sa vitesh, ishte me mua”. Gjithashtu ajo zbulon se: në kaq shumë vite bashkë, 23 vite martesë, ne kurrë nuk kemi pasur një zënkë serioze”.

De Filippi shtoi: “Shpesh zemërohem me të, por gjithmonë për të njëjtat gjëra: sepse ha shumë, nuk dëshiron të ndjekë dietën, sepse unë i them atij të ecë për shëndetin e tij dhe ai ecën më pak për të më bezdisur. Më pëlqen fakti që ka qenë gjithmonë dhe kurdoherë kur kam patur nevojë, fakti që unë mund të mbështetem tek ai. Më 28 gusht do të bëjë 80 vjeç, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë festë”.
Revista “Psikologjia”



Ju sugjerojmë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Para
Lajmi i fundit/Tentoi të rilidhte energjinë elektrike, vdes mbi shtyllë

Gëlltiti ilaçet e gjyshes, fëmija në gjendje të rëndë

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 33 vjeçar

55-vjeçarja në depresion tenton të mbysë veten me sende të forta

Rama: Ndjesë për trafikun në Fier! Premton se në shtator nis puna për Bypass-in

Rama: Ndjesë për trafikun në Fier! Premton se në shtator nis puna për Bypass-in
















TE FUNDIT

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
11 Qershor, 2026

Irani ka njoftuar mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për të gjitha llojet e anijeve, duke paralajmëruar se çdo...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë

Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin është negociuar dhe pritet vetëm...

Lexo më shumë

“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien

“Më pëlqen inflacioni”, Trump: Sapo të përfundojë konflikti me Iranin çmimet do bien
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “e do inflacionin”, pasi çmimet në SHBA u rritën muajin e kaluar me...

Lexo më shumë

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës
11 Qershor, 2026

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Policia ka arrestuar në flagrancë 4...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}