Kryebashkiaku Erion Veliaj, publikoi ditën e sotme lajmin se mes tij dhe artistëve të teatrit kishte pasur një dakortësi për arritjen e një marrëveshjeje. Ai postoi një foto me regjizorin Altin Basha, dhe dy aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka. Menjëherë pas këtij lajmi kanë folur Trebiska dhe Basha.
Regjisori Basha tha se nuk do të ketë kulla në territorin e Teatrit, e po ashtu brenda tij nuk do të ketë zhvillime e ndërtime.
“Kemi kërkuar që territori i Teatrit Kombëtar të mos preket. Jemi disa hapa përpara drejt përfundimit të një marrëveshje,” tha Basha.
“Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër”, ka thënë aktori i njohur Alfred Trebicka.