Maqedonia e Veriut ka mundur 0-1 Gjeorgjinë dhe tashmë është zyrtarisht në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet verën e ardhshme.
Heroi i fqinjëve tanë në këtë takim ishte veterani Goran Pandev, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë.
Kjo ishte finalja e play off-i të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale, Maqedonia e Veriut eliminoi Kosovën.