Aktualitet

Deklarata e Vuçiç ndaj Kosovës, Majko:Serbia, rrezik real për stabilitetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 12/11/20 |
Opi Nion

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko shprehet se deklaratat e Vuçiçit është e papërgjegjshme dhe se qëndrimi dyfishtë i Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal.

Sipas Majkos, deklarata për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Reagimi

KOMENT-Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Pas