Rajoni

Maqedonia e Veriut heq të gjitha masat anti-Covid për shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 20/04/22 |
Opi Nion

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Maqedonia e Veriut ka hequr detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit apo tejkalimit të COVID-19, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj, gjatë hyrjes në vend.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19. Për shtetasit e huaj që hyjnë në këtë vend, nuk kërkohet më certifikatë vaksinimi apo shërimi nga Covid-19, as test negativ dhe as karantinë”,-njofton ministria për Europën dhe Punët e Jashtme./Opinion.al

Pas