Rajoni

Maqedoni e Veriut/ Dakordësi mes palëve, shtyhet regjistrimi i popullsisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 29/03/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut ka shtyrë regjistrimin e popullsisë apo censusin e 2021 për në muajin shtator.

Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale,  planifikohet që të njëjtat të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

Marrëveshja është arritur mes kryeministrit Zaev dhe liderit të opozitës, Mickoscki pas mosmarrëveshjeve për këtë census, dhe shkak është bërë pandemia e COVID-19.

Bëhet me dije se regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po kryhej online në portal dhe pritej të mbaronte në prill, por tashmë do të rifillojë në 5 shtator./Opinion.al

Pas