Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manual për kurva

2016/05/07 at 2:58 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Jam Skraparlli

Nga Edison Ypi 


Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je.

Ta zemë se je kurvë e nivelit më të lartë, superkurvë, lavire, rruspie. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit të bardha gëlqere, të veshësh në behar një kanotjere me harqe nga mbrapa që shpatullat të duken si ythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, si kurvë që je, ti këto i di, e vetmja këshillë është të mos e teprosh. Se po e teprove ti merre me ment ç’bëhet me inferioret e tua, kurvat e tjera, për shembull, kurvën mediatike.

Nëse je putanë mediatike gazete, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloj kallëpi, rrace, krahine, ideje. Kushtoju faqe të tëra me ngjyra dhe pa ngjyra. Dashnorët, partnerët, brekët, tekat, qokat, prirjet seksuale, dhe sa më tepër perversione.

Po qe kurvë mediatike televizive, disa cilësi që kanë të bëjnë me pamjen e jashtëme i ke të domosdoshme. Përdore me sa më tepër efikasitet video-kuvllëkun. Hiqu sikur nuk e ke sa gjithë të tjerat por gjigant në formë harku nga kërthiza te kurrizi. Dhe fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Vetëm ata. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.

Po je kurvë e Shoqërisë Civile hiqu sikur e ke po aq të madh, por jo lart e poshtë, rretheqark. Rri gjithë kohën nëpër konferenca dhe sympoziume. Kohën që do teprojë nga sympoziumet shfrytëzoje për kalkulime si t’i vjedhësh 100 % të pareve, ose të paktën 95 %.

Kurva politike, ajo që është brimë e tëra, kjo kurvë e kurvave, kjo maksikurvë, superkurvë, hyperkurvë, s’ka nevojë për këshilla kurvllëku se kurvllëqet i di vetë të tëra.
Kurva e zakonëshme, ose kurva ordinere, për shkak të numurit tepër të madh dhe në rritje, si dhe laryshisë marramendëse; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa dëshmi për ushtrim profesioni, kurva ordinere është më e vështira për ti dhënë këshilla.

Megjithatë, çfarë një kurvë ordinere duhet të dijë, le ta ilustrojmë me një rast tipik që vlen për të gjitha llojet dhe stërllojet e kurvave.

E ke njohur, ta zemë, në një Pub ose në Fejsbuk. Jeni ulur në një kafene. Ti kurvë ai budalla, keni gjysëm ore që mëc njëri mëc tjetri s’po hapni do asnjë muhabet. Kur befas, pikërisht në momentin që ti pret që atij t’i ngrihet muhabeti, atij i bie celulari. Kujdes. Ti nuk je budallaqe, je kurvë. Nuk duhet t’i lejosh vetes gabime aq trashanike sa t’i thuash; “Merru me muhabetin, mos u merr me celularin”. Se po t’i thuash këtë, budallait që mbahet për burrë do t’i duket vetja legen që nuk bën çfarë do vet por çfarë i thua ti. Prandaj ruaj gjakftohtësinë.

Këto situata nuk përballohen me ngutje, por me mendjemprehtësi, me diplomaci. Se tani e mori në celular atë një tjetër si ty, por pas pak do të marri në celular ty një tjetër si ai. Duke u marrë gjithë kohën me zile dhe celulara, ka rrezik ju përpijë heshtja të dyve. S’është problem.

S’ka kohë më të përshtatëshme se heshtja për ta kqyrur mirë e mirë njëri-tjetrin si lopa-lopin. Mes shikimesh epshore, do këmbeni dhe ndonjë llaf. Por, ngaqë kokërruari aq ment ka, muhabeti mund të rrëshqasi nëpër tema të rrezikëshme. Për Shqipërinë, për shembull. Ose edhe më zi akoma, për ndonjë katund të Shqipërisë. Po ra fjala për të tilla, do të marri për katunare, kurvë katundi, prandaj urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet mirë, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri për së mbari, punë të lehta që paguhen sa s’ta merr mendja, dhe plot gjëra të tjera të mrekullueshme.

Nuk është çudi të të thotë edhe “kurvë”. Jo për ofendim por sepse ashtu i dukesh. Në këtë rast bëji sqarimin përkatës. Thuaji se po të jeshë kurvë ti, i bie që të jetë kurvar ai. Nëse këto cilësime nuk i bëjnë përshtypje, thelloje qartësimin. Thuaji se nuk ka “goca të mira”, “goca të këqia”, “goca të bukura”, “goca të pabukura”, goca kështu e goca ashtu, “çuna të mirë”, “çuna të këqinj” etj., por ka vetëm “goca të mira dhe kurva”, “kurvarë dhe çuna të mirë”. Në diktaturë kishim shumë më tepër kurva se goca të mira.

Në Demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva. Meqënëse edhe atëhere kur dominonin kurvat edhe tani që janë në shumicë gocat e mira, ka pasur dhe ka “çuna të mirë” që vdesin për kurva dhe kurvarë që vdesin për “goca të mira”, sa dhe “goca të mira” që ngordhin për kurvarë dhe kurva që lënë kokën për “çuna të mirë”, ky lëmsh çunash dhe gocash, kurvash dhe kurvarësh, është arësyeja që zbërthen enigmën pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin vetëm bastarda. Nga ky qartësim ai nuk do kuptojë gjë. Ç’rëndësi ka kupton a s’kupton një budalla. Rëndësi ka të pushkatohet koha. Të iki dita e kafenesë të vijë nata e krevatit, të zbardhi nata e qefit, të nxijë dita e muhabetit.

Po ra fjala për politikë, thuaji se politika është kurvë dhe kurva politikë. Ai, i mahnitur nga kjo dituri kaq e thellë, mund të pyesi “Po unë si kurvar a jam politikan ?” Thuaji “Akoma jo”.
Nëse këshillat e këtij manuali për kurva ti lexuesja ime e shtrenjtë nuk i zbaton dot, madje as nuk i kupton dot, çështja ndryshon rrënjësisht. S’të ndihmon dot asnjë manual. Bëj të vetmen gjë që në vendin e dominuar nga kurvat dhe kurvarët një femre si ty i lejohet. Hidhu nga një grataçiel. Coptohu mbi trotuar. Prit nja dhjetë minuta sa të vijë një mjek ta masi kot pulsin që të ka ndalur. Prit dhe nja 35 minuta të tjera sa të vijë një ambulancë t’i mbledhi copat e hallakatura në një thes. Pastaj, si kurvë që s’je, ngjitu atje ku vendin e ke, në Qiell.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Katër ditë që tronditën Shqipërinë!

Kush kërcënon në Shqipëri?

Dhuna në derbin e Tiranës/ Video e re: Pse u censuruan pamjet e dhunës?

Dhuna në derbin e Tiranës/ Video e re: Pse u censuruan pamjet e dhunës?

Herpes në buzë? Mësojeni tani si ta kuroni

Herpes në buzë? Mësojeni tani si ta kuroni

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com