Kronikë

Manovra e gabuar i kushtoi jetën Xubit të Yzberishtit,detaje nga aksidenti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 12/05/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçaren, e cila u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillarit në zonën e Yzberishtit një ditë më parë.

39 vjeçarja drejtuese e mjetit tip ‘Toyota Yearis’ ka qenë duke lëvizur në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberish, ndërsa raportohet se nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillrit. Më pas motorri u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar.

Si pasojë e plagëve të marra Fatmir Avdillari humbi jetën në vendngjarje Mësohet se ai njihej ndryshe edhe si “Xubi i Yzberishtit”. Aksidenti u regjistrua mesditën e të martës./Opinion.al

Pas