Aktualitet

Manastirliu-turistëve: Nëse keni simptoma të COVID shkoni në këto qendra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 19/06/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, në nisje të sezonit turistik i ka bërë thirrje të gjithë turistëve që në rast se kanë shenja të COVID, të drejtohen në qendrat shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Sipas Manastirliut, në këto qendra ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si testi i shpejtë falas për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19.

“Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja./Opinion.al

Pas